QËLLIME DHE KOMPETENCA TË AGJENCISË SË ZBULIMIT


Prioritetet dhe qëllimet strategjike të Agjencisë së zbulimit janë përcaktuar në planin strategjik për periudhën 2015-2018, në përputhje me prioritetet e caktuara strategjike të Kryetarit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.


FUSHËVEPRIM I PUNËS

Në pajtim me Ligjin për Agjencinë e zbulimit, me analizat dhe informacionet e hartuara në mënyrë të obligueshme informohen Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria dhe organet tjera shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për tema nga fushëveprimi i tyre. Fushëveprimi me kompetencat e Agjencisë së zbulimit, të përshkruar në Ligjin për Agjencinë e zbulimit, përfshin:

  • paralajmërim i hershëm, vlerësim dhe parashikime për tendencat dhe rreziqet eventuale të sigurisë të ndërlidhura me sigurinë nacionale të RMV,
  • grumbullim i të dhënave dhe informacioneve me rëndësi për sigurinë dhe mbrojtjen, për interesat ekonomike, politike dhe interesat tjera vitale të shtetit,
  • grumbullim i të dhënave dhe informacioneve për pengim të terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar transnacional,
  • analiza dhe hulumtime të dhënave dhe informacioneve me rëndësi për sigurinë dhe mbrojtjen e RMV, dhe për interesat ekonomike, politike dhe interesat tjera të shtetit,
  • mbrojtje teknike,
  • aktivitete për mbështetje logjistike dhe siguri në punën e Agjencisë për zbulim.


AUTORIZIM

Sipas dispozitave ligjore për veprimtari të zbulimit, mund të theksohen autorizimet vijuese të Agjencisë së zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

  • të punësuarit kanë të drejtë të grumbullojnë të dhëna, njoftime dhe informacione nga fushëveprimi i punës,
  • të punësuarit në vende të veçanta të punës në Agjenci kanë Dokumente zyrtare, të lëshuara nga drejtori,
  • nëpunësit të cilët posedojnë Dokumente zyrtare mund të identifikohen gjatë plotësimit të detyrave zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.