Shkup - 20 prill 2018

TAKIM I SHEFAVE TË SHËRBIMEVE TË ZBULIMIT DHE SIGURISË TË RAJONIT


TAKIM I SHEFAVE TË SHËRBIMEVE TË ZBULIMIT DHE SIGURISË TË RAJONIT

Në kuadër të procesit Brdo – Brioni, Agjencia e zbulimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi takim të shefave të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit në Shkup. Përfaqësuesit e shërbimeve ishin nga shtetet e kyqura në proces. Në takim u diskutua për kërcënimet e sigurisë në rajon, për gjeopolitikën, si dhe për rreziqet aktuake ndaj sigurisë rajonale. Pjesëmarrës ishin edhe mysafir special nga shtete tjera, të cilët prezantuan pikëpamjet dhe analizat e tyre për sfidat e sigurisë, duke e plotësuar në këtë mënyrë vlerën e diskutimit. Takimi është në mbështetje të procesit presidencial Brdo – Brioni, ndërsa presidentët e shteteve – pjesëmarrëse në këtë proces do të informohen për konkluzat e diskutimeve. Njëkohësisht, Agjencia e zbulimit e shfrytëzoi ngjarjen për ruajtje dhe avancim të bashkëpunimit rajonal mes shërbimeve të zbulimit dhe sigurisë.