Shkup - 13.02.2020

NJOFTIM PËR SHTYP NGA SPM


Të nderuar,

   Sindikata e policisë së Maqedonisë e cila përmes përfaqësuesve të saj në mënyrë aktive morri pjesë në përgatitjen e propozim ligjit të ri për Agjencinë për Zbulim në pjesën lidhur me promovimin e të drejtave të punonjësve, kushtet e pensionimit si dhe pjesën lidhur me pagat e barabarta me punonjësit e institucioneve me funksione të përbashkëta siç janë MPB, ASN dhe ATO i inkurajon deputetët e Parlamentit të MV të mbështesin dhe tregojnë pjekuri lidhur me miratimin e propozim ligjit për Agjencinë për Zbulim.

    Me miratimin e propozim ligjit për AZ do të rrumbullaksohen reformat e sigurisë si parakusht për anëtarësimin e vendit në Nato dhe BE si dhe do të korigjohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj të punësuarve në Agjencinë për Zbulim të cilat më në fund do të mund ti shfytëzojnë të drejtat dhe obligimet e parapara në këtë ligj.

    Ju faleminderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm me shpresë se këtë lajm do ta përcillni në lajmet tuaja.

Me respekt,
Kiro Trajkovski