Shkup - 13.02.2020

NJOFTIM PËR SHTYP


Agjencia e Zbulimit shpreh keqardhje lidhur me qasjen jo-konstruktive të opozitës gjatë miratimit të ligjit të ri për Agjencinë e zbulimit.

Paraqitja e 1146 amandamenteve që kanë të bëjnë me shtyerjen e hyrjes në fuqi të ligjit, duke filluar prej vitit 2025 deri në vitin 2027, janë në kundërshtim me Kushtetutën e RMV ku është e rregulluar mënyra e miratimit dhe publikimi në gazetën zyrtatre të të gjitjhë ligjeve të shtetit.
Veprimi i tillë, i palogjikshëm nga ana e opozitës tenton të mbrojë interesat personale dhe partiake e jo interesat e shtetit dhe qytetarëve të tij.
Theksojmë se me këtë ligj rrumbullaksohen reformat në sistemin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgatitja e të cilit është bërë me konsultime paraprake nga ana e institucioneve kompetente në vend, komunitetit akademik, sherbimet partnere nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së si dhe organet e specializuara të Aleancës.
Besojmë se tek opozita do të mbisundojë ndërgjegja dhe mendja e shëndoshë dhe më në fund do ta njohë rëndësinë e miratimit të ligjit për Agjencinë e zbulimit dhe do ti tërheq amandamentet.