Shkup - 09.09.2020

NJOFTIM


Më 09.09.2020, Komandanti i Misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, i shoqërurar nga bashkëpunëtorët e tij, bëri një vizitë zyrtare në Agjencinë e Zbulimit (AZ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është takimi i parë i Komandantit të KFOR-it me Drejtorin e Agjencisë së Zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, Drejtori i AZ Erolld Musliu dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, diskutuan çështjet e sigurisë ne rajon dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që edhe gjatë pandemisë KOVID-19, entitetet e mbrojtjes së sigurisë mbeten të gatshme t'i përgjigjen sfidave të sigurisë, në fushën e kundër-terrorizmit dhe ndikimit hibride dhe kërcënimeve.