Shkup - 12 prill 2019

NJOFTIM PËR MEDIUMET


MBAROI ME SUKSES PROGRAMI I PARË UNIVERSITAR PËR TRAJNIM PROFESIONAL PËR ZBULIM DHE ANALIZË I AGJENCISË SË ZBULIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE FAKULTETIT PËR SIGURI - SHKUP

Sot, e premte (12.04.2019) në Agjencinë e zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt ndarja solemne e certifikatave nga programi i parë universitar për trajnim profesional për zbulim dhe analizë, njëkohësisht edhe kursi i parë i këtij lloji i Fakultetit për siguri – Shkup dhe Agjencisë së zbulimit.

Në përfundimin solemn të këtij trajnimi të parë universitar për një të grup të punonjësve të zbulimit, fjalë rasti mbajtën Drejtori i Agjencisë së zbulimit, d-r Zoran Ivanov, Dekani i Fakultetit për siguri – Shkup, prof. d-r Nikolla Dujovski, dhe Prodekani për shkencë dhe zhvillim i Fakultetit për siguri – Shkup, doc. d-r Marjan Gjurovski.

Me realizimin e programit të parë të këtij projekti u hap proces i ri i edukimit dhe profesionalizimit të punonjësve në Agjencinë e zbulimit. Programi për zbulim dhe analizë paraqet trajnim i avancuar universitar për profesionalizim në sferën e zbulimit. Programi u realizua në bazë të Ligjit për arsim të lartë dhe Ligjit për Agjencinë e zbulimit.

Në fjalën e tij të rastit, Prodekani për shkencë dhe zhvillim i Fakultetit për siguri – Shkup, doc. d-r Marjan Gjurovski theksoi se kursi universitar mbahet në periudhën e realizimit të reformave të thella të komunitetit të sigurisë dhe zbulimit, dhe përmes këtij projekti të përbashkët kontribuohet për departizimin e komunitetit përkatës,kurse institucionet në të mos të jenë gjeneratorë por kontribues për parandalimin dhe ballafaqimin me rreziqet e sigurisë.

Drejtori i Agjencisë së zbulimit, d-r Zoran Ivanov theksoi se përmes këtij projekti u ndihmua në arsimin dhe edukimin e avancuar për zbulim për të punësuarit në Agjenci, paraprakisht duke u nisur nga nevoja për përgatitje të këtillë të punonjësve të zbulimit.

Përmes trajnimit, të punësuarit gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve kishin mundësi t’i njohin, vërejnë dhe zbulojnë rreziqet dhe sfidat e reja të cilat, siç theksoi Ivanov, e rrethojnë komunitetin bashkëkohor. Ambienti i sotëm i sigurisë është tepër kompleks dhe i tejkalon kapacitetet tona në gjitha karakteristikat dhe fushat e mundshme. Andaj, njohja me trendet dhe rreziqet bashkëkohore është baza për të qenë të suksesshëm dhe në mënyrë cilësore t’u përgjigjet sfidave, shtoi drejtori i Agjencisë.

Dekani i Fakultetit për siguri – Shkup, prof. d-r Nikolla Dujovski tha se Fakulteti e realizon qëllimin e tij për t’u dalë në ndihmë institucioneve të cilat kanë obligim për realizimin e reformave që burojnë nga procesi i anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ligjërues të trajnimit ishin profesorë nga Fakulteti për siguri dhe të punësuar nga Agjencia e zbulimit dhe institucione tjera të sigurisë. Procesi edukativo arsimor u realizua përmes ligjëratave, analizave, ushtrimeve dhe formave praktike - aplikuese të ligjërimit, me mbi 150 orë në disa muajt e kaluar.