Shkup - 24.12.2019

VIZITA E PARË ZYRTARE E Presidentit TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE NË AGJENCIONIN E ZBULIMIT


VIZITA E PARË ZYRTARE E Presidentit TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE NË AGJENCIONIN E ZBULIMIT

Më 24.12.2019 Presidenti i Republikës Maqedonisë së Veriut dr.Stevo Pendarovski ishte për vizitë në Agjencinë e Zbulimit,i shoqëruar nga antarë të Kabinetit.Kjo ishte vizitë e parë zyrtare e presidentit të shtetit në Agjencinë që nga inaugurimi i Tij.

Gjatë vizitës kryetari u informua për rrjedhojat,aktivitetet dhe ingerencat e Agjencionit,i cili për qëllim ka grumbullimin e informacioneve të cilat do të parandalojnë çfarëdo lloj rreziku për shtetin dhe rajonin,qofshin ato hibride apo asimetrike.U prezantua edhe kontributi i Agjencionit në përmbushjen e prioriteteve të politikës së jashtme shtetërore me orientim antarsimin në NATO dhe BE,me akcent kryesorë bashkëpunimi ndërkombëtarë i Agjencionit dhe dinamika e realizimit të takimeve rajonale dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Bashkëpunimi ndërinstitucional ishte me theks të veçantë si pjesë më se e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve me institucionet veprimtaria e të cilave përkon me ate të Agjencionit.

Në fund u sqaruan aktivitetet e Agjencionit në fushën e reformimit të brendshëm dhe sjelljes së ligjit të ri,me qëllim të vetëm,ngritja e nji shërbimi të intelegjencës modern dhe efikas në bazë të rekomandimeve,kriteriumeve dhe përkrahjes nga NATO.