PRIORITETET E AGJENCISË SË ZBULIMIT


Prioritet në aktivitetet e AZ kanë sferat vijuese strategjike të veprimit:

  • Identifikim i rreziqeve dhe veprim operativo – zbulues
  • Parandalim i kërcënimeve
  • Informim i kreut shtetëror
  • Bashkëpunim ndërkombëtar bilateral dhe multilateral
  • Bashkëpunim ndërinstitucional
  • Ligjshmëri dhe transparencë në punë

Ligjshmëria, profesionalizmi, objektiviteti, transparenca dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut janë principet themelore mbi të cilat bazohet puna jonë. Aktivitetet e Agjencisë së zbulimit planifikohen dhe realizohen në përputhje me Programin për punë, i cili përpilohet në fillim të çdo viti dhe paraqet dokument planifikues afatshkurtër për aktivitetin prioritar të zbulimit, me ç’rast e tërë veprimtaria bazohet edhe mbi dokumentet strategjike të shtetit – Koncepcioni nacional për siguri dhe mbrojtje, ku janë definuar rreziqet dhe kërcënimet konkrete për sigurinë.