PROFIL I TË PUNËSUARIT


Të punësuarit në Agjencinë e zbulimit dallohen me karakteristika kohezive të cilat i plotësojnë kërkesat e detyrave të punës. Ata persona, para se gjithash, janë të besueshëm, të përgjegjshëm dhe lojal, dhe kanë ndërtuar integritet personal si persona të moralshëm. Të punësuarit në Agjencinë e zbulimit janë inteligjent dhe të arsimuar, por edhe të gatshëm vazhdimisht t’i pasurojnë dituritë dhe aftësitë e tyre. Dinamika, si pjesë e karakterit të tyre, e plotësuar me komponentën e vetëdijes dhe ndërgjegjës, i bën këta persona të plotë me vetëkontrollë, taktikë dhe maturi. Këta persona janë të gatshëm t’u përgjigjen sfidave duke vepruar në detyra dinamike, të jashtëzakonshme por edhe tërësisht të përgjegjshme të punës. Të punësuarit në Agjencinë e zbulimit janë komunikativ, bindës dhe të depërtueshëm, por edhe dëgjues të shkathët në punën e tyre.