Shkup - 16 mars 2018

DELEGACION I LARTË I BE-së PËR VIZITË NË AGJENCINË E ZBULIMIT


DELEGACION I LARTË I BE-së PËR VIZITË NË AGJENCINË E ZBULIMIT

Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, ballafaqimi me luftëtarët e huaj dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm mbi procesin e radikalizimit ishin disa nga temat në të cilat përfaqësues të Agjencisë së zbulimit (AZ) biseduan me anëtarët e delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Zëvendës sekretari gjeneral për siguri të përbashkët dhe politikë mbrojtëse, z. Pedro Serano, dhe nga euroambasadori në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Samuell Zhbogar.

Përfaqësuesit e BE-së u interesuan për vendin dhe rolin e AZ në sistemin e sigurisë, si dhe specifikat e punës në mbështetje në shërbimeve të afërta në Ministrinë për punë të brendshme. Njëkohësisht u shpreh interesim edhe për metodat e vlerësimit të rreziqeve aktuale, si dhe për bashkëpunimin e AZ me shërbimet partnere në ballafaqimin me kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar dhe ndryshimet e shpejta të trendeve bashkëkohore dhe kërcënimet mbi sigurinë evropiane.

Në takimin i cili u mbajt më 15 mars 2018 (e enjte), u bisedua edhe për potencialin për intensifikimin e bashkëpunimit të Agjencisë së zbulimit me institucionet evropiane nga sfera e sigurisë ndërkombëtare.