Shkup - 21 maj 2019

NJOFTIM


PËR HERË TË PARË, AGJENCIA E ZBULIMIT, DREJTORIA PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE SEKTORI – SHËRBIMI PËR SIGURI DHE ZBULIM USHTARAK NGA REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT ZYRTARISHT JANË PJESËMARRËS NË PANEL DISKUTIMIN E NATO-s PËR LUFTË KUNDËR TERRORIZMIT, NË ORGANIZIM TË PËRBASHKËT TË AGJENCISË SË SIGURISË DHE ZBULIMIT TË REPUBLIKËS SË KROACISË – SOA DHE AGJENCISË SË SIGURISË DHE ZBULIMIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË – SOVA, NË OPATIJA – R. E KROACISË.

Gjatë aktiviteteve dyditore, më tepër se 100 ekspertë nga 30 shtete dhe trupa të shteteve partnere në NATO do të bisedojnë për aktivitetet dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe pengimin e terrorizmit.

Në këtë tubim marrin pjesë edhe drejtorët e agjencive ushtarake dhe civile të sigurisë dhe zbulimit (nga e majta në të djathtë): Goran Vasilevski (Sektori – Shërbimi për siguri dhe zbulim ushtarak i Republikës së Maqedonisë së Veriut), gjeneral brigade Ivica Kinder (Agjencia ushtarake – e sigurisë dhe e zbulimit e Republikës së Kroacisë), Dejan Matijeviç (Shërbimi i zbulimi dhe i sigurisë pranë Ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë), Danijell Markiç (Agjencia e sigurisë dhe e zbulimit e Republikës së Kroacisë), Rajko Kozmelj (Agjencia e sigurisë dhe e zbulimit e Republikës së Sllovenisë), Goran Nikollovski (Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim e Republikës së Maqedonisë së Veriut) dhe Zoran Ivanov (Agjencia e zbulimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut).

www.soa.hr/hr/vijesti/