SIMBOLET E AGJENCISË SË ZBULIMIT TË RMV


EMBLEMA – STEMA E AGJENCISË SË ZBULIMIT

Stema/emblema e Agjencisë së zbulimit të Repulikës së Maqedonisë së Veriut paraqet diell tetëanësor divergjent, e ngjyrosur në mënyrë të kundërt dhe e aplikuar në mburojë qarkore të ndarë në tetë rreze të arta-të verdha dhe tetë rreze të kuqe të errëta, të cilat mbarojnë me teh të mburojës së ngjyrosur në mënyrë të kundërt. Nën mburojën është aplikuar kurorë prej dy degëzave me lëndë nga dushku maqedonas (Quercus Macedonica), të gërshetuara me dy shiritë të kuqe të erëta të bashkuara me çelës të artë. Mbi mburojën në formë rrethore është shënuar “Agjencia e zbulimit”.





DOKUMENT ZYRTAR I TË PUNËSUARVE NË AGJENCINË E ZBULIMIT

Sipas dispozitave ligjore për veprim zbulimi, mund të paraqiten autorizimet vijuese të Agjencisë së zbulimit të RMV: të punësuarit kanë të drejtë të grumbullojnë të dhëna, njoftime dhe informacione nga fushëveprimi i punës; të punësuarit në vende të veçanta të punës në Agjenci kanë Dokumente zyrtare që i lëshon drejtori; nëpunësit të cilët posedojnë Dokumente zyrtare mund të identifikohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në RMV.





SUVENIR I AGJENCISË SË ZBULIMIT

Suveniri zyrtar i Agjencisë së zbulimit të RMV është në formë të çelësit të artë, ku në pjesën e epërme është aplikuar stema/emblema e Agjencisë, diell tetëanësor divergjent i vendosur në mburojë rrethore në kolorit të artë-të verdhë dhe të kuqe të erët me ngjyrosje të kundërt të simboleve dhe bordurës. Rreth mburojës është shënuar teksti AGJENCIA E ZBULIMIT/INTELLIGENCE AGENCY. Vetë trupi i çelësit në pjesën e poshtme formon paraqitje vizuale të dy lëndëve nga dushku maqedonas (Quercus Macedonica).





FLAMURI I AGJENCISË SË ZBULIMIT