Shkup - 10 maj 2021
Qëllimi i vizitës ishte që deputetët të njiheshin me përfitimet e ligjit të ri për AZ-në, të miratuar më 25 janar të vitit 2021, vendin dhe rolin e AZ-së në bashkësinë e sigurisë-zbulimit, si dhe strukturën e re organizative.
Për më tepër, deputetët bënë pyetje në lidhje me punën e Agjencisë, në përputhje me kompetencat e Komisionit të përcaktuara me ligj, dhe u shqyrtuan mundësitë që përfaqësuesit e AZ-së të mbajnë konferenca sigurie për deputetët nga Kuvendi i RMV-së.
Deputetët shprehën interes, në lidhje me pengesat në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin me shërbime të tjera të zbulimit të huaj, veçanërisht në lidhje me shkëmbimin e informacioneve të ndjeshme për pandeminë, sulmet e mundshme kibernetike, si dhe përdorimin e rrjeteve sociale për aktivitete të propagandës dhe zbulimit.
U ra dakord që kontrolli i ardhshëm parlamentar të bëhej në vjeshtën e këtij viti.