REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА

PËR AGJENCINË

TRANSPARENCA

KARRIERA


Punësimi në Agjenci mund të bëhet për personin, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme që vijojnë:

    të jetë qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut
    të mos ketë shtetësi të ndonjë shteti tjetër
    të jetë në moshë madhore
    të jetë i aftë nga ana shëndetësore dhe psikofizike
    të ketë arsimim adekuat të nevojshëm për punësim
    me kontrollin e sigurisë të jetë konfirmuar se nuk ka rrezik sigurie për punësimin e personit
    gjatë testimit në poligrafit, është marrë mendim pozitiv
    me vendim gjyqësor të formës së prerë të mos jetë dënuar me ndëshkim ose sanksion kundërvajtës për ndalimin e kryerjes së një profesioni, aktiviteti ose detyre

Mesazh nga punonjësit:

Ndërtojmë një atmosferë pune të bazuar në dinjitet, besim të ndërsjellë dhe kulturë sigurie nëpërmjet respektimit të ligjeve dhe procedurave të sigurisë. Ne i përmbushim në mënyrë të përkushtuar detyrat tona, i mbrojmë informacionet dhe pasuritë e AZ-së për të arritur vizionin tonë. E pranojmë përgjegjësinë për punën tonë, rreziqet dhe pasojat e veprimeve tona. Ne i kryejmë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe objektive aktivitetet e dhëna nga eprorët tanë. Jemi të bindur që bashkëpunimi jep rezultate më të mira dhe kjo është arsyeja pse i vlerësojmë dhe zhvillojmë shumë partneritetet tona në vend dhe jashtë tij. Puna në ekip është thelbësore për suksesin tonë të ndërsjellë.

Për momentin nuk ka shpallje aktive.

KONTAKT

Të gjithë mund të paraqesin informacione dhe të raportojnë ngjarje në Agjencinë e Zbulimit në lidhje me çdolloj kërcënimi ndaj sigurisë dhe interesave të shtetit. Agjencia e Zbulimit e garanton anonimitetin e qytetarit, që do të paraqesë informacionin, dhe i njëjti, nëse Agjencia vlerëson besueshmërinë e informacionit, do të kontaktohet më tej për më shumë informacion dhe detaje. Theksojmë se çdo abuzim, d.m.th. paraqitje e informacioneve të rreme është e ndëshkueshme ligjërisht sipas akteve ligjore në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lokacioni:

BRIGADA E III-TË MAQEDONASE 67, 1000 SHKUP, REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Telefon:

02/5103532

Ju lutemi prisni!
Mesazhi juaj u dërgua me sukses,Ju faleminderit!