Shkup - 08 shkurt 2022

Vizitë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së dhe AZ-së


Më datë 08.02.2022, Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së dhe AZ-së ka bërë një vizitë mbikëqyrëse në ambientet e Agjencisë së Zbulimit, konform kompetencave, rregullores së punës, si dhe konkluzës së miratuar në seancën e tretë të Komisionit për mbikqyrjen e punës se ASK-së dhe AZ-së e mbajtur me 16.12.2021.

Gjatë vizitës u bë një rishikim i akteve nënligjore të sapomiratuara që u ngritën si obligim sipas ligjit të ri AZ-së të vitit 2021, informacion për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore në Agjenci, aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, barazia gjinore, dixhitalizimi i proceseve dhe punës në AZ.

Në takim, me kërkim të anëtarëve të Komisionit, AZ informoi për çështjet që kanë të bëjnë me situatën e sigurisë në rajon, si dhe sfidat aktuale në rajon dhe më gjërë në zonën Euro-Atlantike të përgjegjësisë dhe sigurisë kolektive, duke përfshirë tensionet në kufirin ruso-ukrainas si dhe kërcënimet hibride dhe asimetrike.