Shkup - 29 mars 2022
Numri i personave që kontribuan në ngritjen e Agjencisë së Zbulimit në një shërbim inteligjent modern rezistues ndaj ndikimeve është i madh.
Fatkeqësisht, një pjesë e tyre nuk janë më mes nesh që t’i shohin frutat e punës së tyre. Andaj, ne që mësuam nga ata gjithmonë e kujtojmë profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Nga të tilla parime duhet të udhëhiqemi edhe në të ardhmen.
Kapitull i ri në historinë e Agjencisë së Zbulimit është miratimi i ligjit të ri. Ky ligj i përmbledh përcaktimet që ndajmë me NATO-n dhe BE-në. Nëse nga e kaluara mësuam se çfarë vlera duhej të kishim, tani, si anëtare e NATO-s, i zbatojmë ato në vepër. Përfitim tjetër veçanërisht i rëndësishëm nga ligji i ri është rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për pensionim. Si rrjedhojë e këtij ligji janë obligimet dhe reformat që ne i zbatuam. Prezantuam ndryshime në funksionimin dhe po ndërtojmë një frymë të punës ekipore. Arritëm të dallohemi dhe të njihemi në shoqëri dhe mes partnerëve të NATO-s për kualitetin e informacioneve tona.
Në të ardhmen, është e nevojshme të përpiqemi që informacionet dhe analizat tona të ndikojnë në procesin e vendimmarrjeve me interes strategjik dhe në krijimin e politikave për mbrojtjen e sigurisë nacionale. Do të forcojmë sistemin e vlerave të Agjencisë dhe do punojmë për trajnimin e gjeneratave të reja. Gjithashtu, do vazhdojmë me vetëdijesimin për përfaqësimin adekuat gjinorë dhe udhëheqësinë e femrës.
Të nderuar kolegë dhe kolege,
Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë. Ditë në të cilën festojmë ngritjen e institucionit tonë.
Urime na qoftë përvjetori dhe të gjithë së bashku gëzofshim edhe shumë suksese.