Shkup - 29 mars 2022

Presidenti Pendarovski në vizitë pune tek Agjencia e Zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut


Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi një vizitë pune tek Agjencia e Zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti u njoftua për aktivitete aktuale të Agjencisë së Zbulimit, si dhe bashkëpunimin e tyre ndërkombëtarë me shërbimet dhe agjencitë partnere në kuadër të sistemeve ndërkombëtare të sigurisë dhe Aleancës së NATO-s.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski u njoh me zbatimin e akteve të reja nënligjore që dalin nga Ligji për Agjencinë e Zbulimit, proceset e parapara inteligjente-operative nën juridiksionin e tyre, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional që ata krijojnë me institucionet përkatëse në vend.

Gjatë vizitës së Agjencisë, presidenti u njoh me çështjet që kanë të bëjnë me situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, në zonën euro-atlantike.