Shkup - 29 mars 2022
Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë së Zbulimit, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Komitetit Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës Kundër Terrorizmit, Agjencisë për Rini dhe Sport, Odës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Sigurim Privat, MARnet-it, Telekomit të Maqedonisë dhe A1 Maqedoni.
Ky Memorandum parasheh bashkëpunim mes nënshkruesve për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një luftë efektive kundër dukurisë së radikalizmit online dhe nxitjes për raportim të përmbajtjeve publike me elemente radikale deri tek autoritetet kompetente.