Shkup, 23 maj 2022
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Aleksandra Bakrevska Dodovska, mori pjesë në kremtimin e Ditës së Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës, që njëashtu përkon me jubileun – 30 vite nga ekzistenca e këtij shërbimi ushtarak.
Agjencia e Zbulimit u dekorua me pllaketë falënderimesh të veçanta për bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm dhe profesional.
Në manifestimin e organizuar në Shtëpinë e Armatës, ministresha e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, theksoi rëndësinë e performancës së koordinuar si dhe bashkëpunimin e shërbimeve të sigurimit në ndërtimin e një sistemi reagimi të sinkronizuar për përballjen me terrorizmin dhe kërcënimet hibride.