Shkup - 17.09.2020
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu sot (17.09.2020) u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryetari, Dr. Marjan Kicev dhe sekretari i përgjithshëm, Kiro Trajkovski.
Në takim, është diskutu bashkëpunimi aktual ndërmjet AZ dhe SPMV në kontekstin e dialogut shoqëror të vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë në interes të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të punësuarve.
Drejtori Musliu shprehu mbështetje për punën e SPMV-së si e vetmja sindikatë përfaqësuese të punësuarve të AZ dhe theksoi se Agjencia do të mbrojë dhe respektojë të drejtat e punësuarve dhe do të luftojë për përmirësimin e tyre përsa i përket kushteve të punës dhe një sigurie më të madhe ekonomike dhe sociale. Përfaqësuesit e Sindikatës informuan drejtorin Musliu për aktivitetet dhe iniciativat e tyre aktuale në drejtim të realizimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale dhe statusit profesional të anëtarëve të SPMV-së.