Dellçevë - 7 maj 2022

Ministria e Punëve të Brendshme shpërblenë Agjencinë e Zbulimit me pllaketë për përkushtim të veçantë, profesionalizëm dhe realizim të suksesshëm të qëllimeve në interes të përbashkët


Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Aleksandra Bakrevska Dodovska, sot mori pjesë në manifestimin qendror, në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë - 7 maj në Dellçevë.

Pllaketa që Ministri i Punëve të Brendshme i ndau Agjencisë së Zbulimit për angazhim të veçantë, profesionalizëm dhe realizim të suksesshëm të qëllimeve në interes të përbashkët, është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit cilësor dhe dinamik të Agjencisë së Zbulimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme.