Shkup- 6 korrik 2022

AZ në sesion edukativo-debatues me Eurothink


Zëvendës drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Aleksandra Bakrevska Dodovska realizoi sesion edukativo-debatues në EUROTALK, organizuar nga Eurothink- Qendrës për strategji evropiane, si pjesë e angazhimit dhe aktivitetit të ndërmarrë nga Eurothink me temë: „Agjenci proaktive për të rritur besimin e qytetarëve“ - Përmirësimi i strategjive për komunikim publik të agjencive të sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut – e mbështetur financiarisht në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për qeverisjen e sektorit të sigurisë (DCAF). Pjesëmarrës në këtë sesion ishin të ftuar nga sektori i shoqërisë civile, kryesisht përfaqësues të "Rrjetit 24" (rrjet i organizatave të shoqërisë civile aktive në fushën e negociatave të kapitullit 24 të BE-së: Drejtësi, Liri dhe Siguri) gazetarë dhe përfaqësues të mediave.

Gjatë këtij sesioni u diskutua për qasjen komunikative të Agjencisë së Zbulimit me publikun, bashkëpunimin mes shoqërisë civile dhe Agjencisë, si dhe mënyrat e rritjes së besimit mes Agjencisë dhe publikut.