Ohër – 12 shtator 2021

Pjesëmarrja e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Zbulimit në hapjen e lojërave sindikaliste dhe në takimet e përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë


Aleksandra Bakrevska Dodovska, zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, sot mori pjesë në hapjen e lojërave sindikale të 14-ta me radhë dhe në takimet e organizuara nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë në Ohër. Nga sot e deri të dielën, mbi 200 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mysafirët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania dhe Qiproja do të garojnë në futboll, volejboll, pikado, gjuajtje me hark, shah dhe atletikë. Në këtë eveniment morën pjesë: Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili hapi lojërat me ftesë të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, dhe në prani të kryetarit të Sindikatave Policore Evropiane, Rikardo Valadas, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.