Shkup – 31 gusht, 2022

Drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu, me ekipin drejtues realizoi takim me drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”


Me 31.08.2022, drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu, me ekipin e tij drejtues realizoi takim me drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, gjeneralmajor (në pension), Barre R. Seguin.

Drejtori Seguin, u njoftua me reformat në komunitetin e sigurisë-zbulimit në Maqedoninë e Veriut, si dhe në Agjencinë e zbulimit, nga aspekti legjislativ dhe organizativ. Me drejtorin Seguin, u shkëmbyen mendime rreth sfidave aktuale të sigurisë, para së gjithash, rivaliteti gjeopolitik që zhvillon strategji dhe kërcënime hibride, siguria rajonale - fenomene dhe procese strategjike, format e ndryshme të kërcënimeve asimetrike dhe sigurisë kibernetike. Kjo imponon nevojën për përsosje të vazhdueshme të kapaciteteve të Agjencisë në drejtim të detektimit dhe parandalimit në kohë.

Prioritetet e Agjencisë së zbulimit kryesisht përfshihen me temat dhe çështjet që i mbulon edhe “Qendra Marshall”, para së gjithash në formë të kurseve rezidente, ad-hok seminareve, forumeve dhe hulumtimeve. Si rrjedhoje e kësaj, për më tepër se një dekadë “Qendra Marshall”, është partner i dëshmuar i Agjencisë së zbulimit, ku një numër i madh i të punësuarve përsosin ekspertizën e tyre.

U shpreh kënaqësi që një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve në Agjenci të cilët i drejtojnë proceset, ishin studentë të Qendrës dhe i zbatojnë njohuritë e fituara në punën e tyre të përditshme. Drejtori Seguin, pati rastin që edhe burimisht të dëgjojë përshtypjet pozitive nga qëndrimi dhe programet e Qendrës.

“Qendra Marshall”, me specifikën që ka si institucion arsimor, si dhe një lloj pike rrjetëzimi për profesionistët nga kontinente të ndryshme, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë partner i Agjencisë së zbulimit në edukimin dhe përsosjen e të punësuarve të saj.