Shkup – 05 shtator , 2022
Më 05.09.2022, drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu, në emër të Agjencisë së zbulimit, nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim dhe koordinim në zbatimin efikas dhe efektiv të Ligjit për masat restriktive.
Memorandumin e nënshkruan ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, Blazho Trendafilov dhe zëvendësprokurori i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ferat Elezi.
Agjencia e zbulimit shpreh kënaqësi dhe e përshëndet nënshkrimin e këtij Memorandumi, me të cilin përcaktohen koordinimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, si dhe shkëmbimi i informatave dhe mënyra e komunikimit mes institucioneve, duke pasur parasysh mbrojtjen e informatave të klasifikuara për veprim efikas dhe në kohë, në përputhje me Ligjin për masat restriktive.
Me këtë Memorandum përcaktohen aktivitetet që do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi efikas në nivel shtetëror për zbatimin e masave restriktive ndërkombëtare, në përputhje me Ligjin për masat restriktive, të harmonizuar me legjislacionin e BE-së, normat ndërkombëtare në OKB dhe akte të tjera multilaterale ose bilaterale të nënshkruara nga shteti ynë.