Varshavë, 27 shtator 2022
Më 27 shtator 2022, zëvendës drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, znj. Aleksandra Bakrevska- Dodovska mori pjesë në një event në kuadër të Konferencës mbi Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, të mbajtur në Varshavë, Poloni, në ftesë të Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë- DCAF.
Ky event kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave nga manuali „Zbulimi dhe gjinia“, të publikuar nga ana e DCAF, Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe UN Women - Organizata e Kombeve të bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.
Zëvendës drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit i theksoi sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia e Zbulimit lidhur me zbulimin dhe barazinë gjinore, si dhe përfitimet dhe inspirimin nga manuali.
„Agjencia e Zbulimit është një mjedis multietnik dhe multikulturor ku respektohet diversiteti. Megjithatë, kur bëhet fjalë për integrimin e gruas në zbulim, vlerat janë të njejta: mbizotërojnë stereotipet tradicionale dhe inkurajimi që burrat të avancohen në karierën e tyre. Kemi bërë hapa të mëdha para për integrimin e perspektivës së gruas në zbulim, ndonëse hapa ende më të mëdha duhet të bëhen në të ardhmen. Vizioni ynë është që të ndikojmë në qëndrimet aktuale në shoqërinë tonë se zbulimi është një veti e trashëguar e cila iu takon vetëm burrave, t’i inkurajojmë dhe ta rrisim vetëdijen e grave se kanë mundësi të njejta si burrat. Të bëjmë ndryshime, t’i pranojmë sfidat dhe t’i tejklalojmë paragjykimet dhe pengesat“.