Shkup- 19 tetor 2022
Sot, drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, mori pjesë në konferencën vjetore organizuar nga DCAF-Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, në një panel diskutimi “Reformat në sektorin e zbulimit dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut – Arritjet aktuale, sfidat e mbetura dhe prioritetet e ardhshme”.
I pyetur lidhur me gjendjen aktuale të reformave të implementuara, drejtori Musliu theksoi se janë bërë reforma të suksesshme të shërbimeve të sigurisë të cilat, siç tha ai, filluan pas daljes së vendit nga kriza politike dhe ajo e sigurisë në vitin 2014/2015, kur u imponua nevoja për reformim të sektorit të sigurisë dhe zbulimit. Drejtori theksoi se Agjencia e Zbulimit është institucioni i vetëm i formuar me ligj që në vitin 1995, ndërsa në fillim të vitit të kaluar u soll Ligj me të cilin Agjencia u reformua plotësisht.
Drejtori Musliu theksoi se punonjësit në Agjencinë e Zbulimit punojnë si një ekip pasi që motoja e Agjencisë është “WE, not me” – “NE, jo unë”. Në procesin e reformimit janë vendosur qëllime seriozë për të cilat është fituar mbështetje e plotë nga ana e Zyrës për Siguri të NATO-s.
Gjatë bisedës, drejtori shpjegoi se Agjencia e Zbulimit para saj ka vendosur gjashtë synime, edhe atë: forcimin e pozitës së Agjencisë së Zbulimit në sistemin e sigurisë nacionale si shërbim për zbulim jashtë vendit, i njohur si një partner dhe aleat profesional dhe i besueshëm ndërkombëtarisht; forcimin e potencialit njerëzor nëpërmjet aftësimit për adaptim ndaj ndryshimeve dinamike në mjedisin e sigurisë; avancimin dhe forcimin e kapaciteteve teknike dhe rezistencën ndaj sulmeve kibernetike me qëllim të rimëkëmbjes së shpejtë nga sulmi; krijimin dhe forcimin e kulturës së sigurisë në të gjitha nivelet në Agjencinë e Zbulimit; ndikim përmes vetëdijes së ndërtuar dhe kulturës së sigurisë tek politikanët dhe kreut shtetëror me qëllim që informatat e Agjencisë së Zbulimit të ndikojnë procesin e sjelljes së vendimeve strategjike lidhur me sigurinë nacionale; dhe si qëllim përfundimtar – transparencën, të qenit të hapur ndaj opinionit me qëllim që qytetarët të krijojnë besim në Agjencinë dhe në të të njohin institucion - misioni i të cilit është mbrojta e sigurisë së tyre dhe sovranitetit të shtetit.
Pastaj shtoi se jo gjithçka është e përkryer në sistemin e sigurisë- zbulimit, se ka lëvizje, por se ky proces është i pafund dhe se vazhdimisht po përmirësohet.
Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së ANS-së dhe AZ-së, dy herë në vit realizon vizita mbikëqyrjeje në Agjencinë e Zbulimit. Lidhur me këtë, drejtori përmendi se Agjencia është e hapur për mbikëqyrje dhe kontroll brenda kufizimeve ligjore, duke e pasur parasysh specifikën e punës së Agjencisë së Zbulimit ekzistojnë kufizime pa marrë parasysh që anëtarët e Komisionit posedojnë certifikata të sigurisë, parimi i fshehtësisë është një ndër parimet kyçe në punën e Agjencisë.
Në lidhje me Këshillin për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe zbulimit, dhe duke marë parasysh faktin që në pajtueshmëri me ligjin për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe zbulimit, Agjencia e Zbulimit me rotacion në vitin 2022 nominoi sekretar të Zyrës së Këshillit për periudhë dy vjeçare, drejtori theksoi se koordinimi në nivel operativo – taktik është përmirësuar dukshëm dhe se janë realizuar disa operacione të përbashkëta, por nga aspekti formal – ligjor ka ende mangësi të natyrës administrativo-teknike për Zyrën e cila operacionalizon punën e Këshillit. Kjo do të jetë një nga sfidat e Agjencisë së Zbulimit për përmirësimin e kapaciteteve të saj. Bashkëpunimi në nivel ekspertësh është i shkëlqyer në ë gjitha lëmitë.
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit theksoi se me reformat në sektorin e zbulimit-sigurisë është fituar në cilësi, andaj sot ekzistojnë dy agjenci civile me kompetenca të sakta ligjore. Në aspekt të mospajtimeve në të kaluarën në bazë nacionale, drejtori tha se ka edhe një tjetër cilësi me zgjidhjet ligjore, që është emërimi i tij për drejtor në sektorin e sigurisë sepse për herë të parë në historinë e vendit tonë, një shqiptar me karrierë të lartë profesionale është drejtor i Agjencisë së Zbulimit.
Një nga sfidat kyçe të Agjencisë së Zbulimit në procesin e reformave është ndërrimi i gjeneratave, posaçërisht dy vitet e fundit për shkak se një pjesë e të punësuarve u pensionuan. U kushtohet rendësi kuadrove të reja, nëpërmjet qasjes së mentorimit, por gjithashtu punohet edhe në tërheqjen e profileve nga institucionet tjera të cilët mund ta ndihmojnë Agjencinë. Drejtori sqaroi se po planifikohet ndërtimi i një qendre trajnimi, sepse siç theksoi në fillim të panel diskutimit motoja e punës së Agjencisë së Zbulimit është “NE, jo unë!”
Drejtori Musliu në fund të paraqitjes së tij theksoi se çdo punonjës në Agjencinë e Zbulimit është patriot, punon për shtetin e vet, e do Maqedoninë e Veriut, është besnik ndaj Agjencisë së Zbulimit dhe ndaj informatave që krijon, është besnik ndaj ekipit, punon për sigurinë e qytetarit dhe ruan sovranitetin e shtetit.