Shkup- 04 nëntor 2022
Ju informojmë se Agjencia e Zbulimit rregullisht e informon Avokatin e Popullit për të gjitha kërkesat, indikacionet dhe rekomandimet e parashtruara. Ndryshe nga deklarata e Avokatit të Popullit, Naser Ziberit, në emisionin „Click Plus“ në TV21 më 03.11.2022, Agjencia vlerëson se realizon komunikim dhe bashkëpunim në kohë.
Gjithashtu, Agjencia ka vepruar edhe në bazë të Informacionit të fundit të Qeverisë për veprim sipas paraqitjeve dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga tetori i vitit 2022.
Theksojmë se Agjencia në korrespondencë me shkrim me Zyrën e Avokatit të Popullit gjithmonë përgjigjet në afat më të shkurtër kohor.