Shkup- 22 nëntor 2022

Takimi i drejtorit të AZ-së, Erolld Musliu, me Dejvid Katler, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Zbulim dhe Siguri


Më 22.11.2022, drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, u takua me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.

Ata diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, përgjegjësitë e Maqedonisë së Veriut si aleate e NATO-s dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve relevante, në kohë dhe objektive me rëndësi strategjike për sigurinë dhe interesat e Aleancës.

Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe forcimi i bashkëpunimit midis aleatëve janë të një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e parimeve themelore të Aleancës. U theksua rëndësia e promovimit të vlerave të NATO-s në procesin e reformës së Agjencisë së Zbulimit.

Z. Musliu dhe z. Cattler diskutuan gjithashtu mbi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjet e aktorëve të tretë për të ndikuar në zhvillimet dhe proceset rajonale politike dhe të sigurisë, si dhe kërcënimet terroriste dhe të tjera asimetrike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.