Shkup- 1 dhjetor 2022
Me datë 01.12.2022, Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, realizoi takim zyrtar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, si kontinuitet i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet AZ-së dhe KFOR-it, njëherit paraqet takimin e katërt me radhë të këtij niveli.
Drejtori i AZ-së dhe komandanti i KFOR-it, së bashku me bashkëpuntorët e tyre, kanë shkëmbyer informacione, mendime dhe qëndrime lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë dhe proceset në rajon duke theksuar rolin dhe rëndësinë e KFOR-it si garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Në kontekstin e momentit aktual të sigurisë, u theksua nevoja për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm dhe në kohë , të informacioneve strategjike dhe objektive, që paraqet kontribut të përbashkët në përballjen me sfidat e sigurisë në rajon.