Shkup – 15 dhjetor , 2022
Me ftesë nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, me datë 15.12.2022 drejtori Erolld Musliu, mbajti ligjeratë para studentëve si dhe përgjigjej në pyetjet e tyre.
Në fillim studentëve iu prezantua struktura e Agjencisë në sistemin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe funksionimi i institucionit në kushte kur përballemi me sfida të shtuara të sigurisë, në përputhje me konceptin Strategjik të NATO-s 2022.
Duke pasur parasysh kontekstin aktual të sigurisë, drejtori Musliu iu referua agresionit rus ndaj Ukrainës nga prizma e punës të shërbimeve të inteligjencës.
Para studentëve u shqyrtuan aspektet e ndryshme të konfliktit dhe kërcënimeve aktuale të cilat prodhohen në hapësirën më të gjerë Euro-Atlantike. Drejtori theksoi se AZ-ja jep kontributin e saj në Aliansën për ndjekjen dhe shkëmbimin e informacioneve lidhur me agresionin dhe reflektimin e tij në rajon. Prezenca e drejtorit të AZ-së shkaktoi kureshtje te studentët të cilët me pyetjet e tyre u frymëzuan me mënyrën e punës së agjencive të inteligjencës duke i kuptuar më mirë dukuritë aktuale të sigurisë.