Shkup - 29 Mars 2023

Presidenti Pendarovski në vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot realizoi vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit, me rastin e 28 vjetorit të themelimit të saj.

Gjatë vizitës, drejtori i Agjencisë, Erolld Musliu dhe ekipi udhëheqës e informuan presidentin Pendarovski për aktivitetet aktuale dhe të parashikuara që Agjencia i ndërmerr në suaza të kompetencave të saj dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me shërbimet aleate dhe projektet e përbashkëta operative.

Në аtë kontekst, u ndanë informacione për sfidat aktuale në fushën e kërcënimeve hibride, me theks të veçantë në kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike të shtetit dhe masat e harmonizuara për mbrojtjen kibernetike me NATO-n.

Si një segment veçanërisht i rëndësishëm për modernizimin e mëtejshëm të Agjencisë, u theksua nevoja për digjitalizim të sigurt të vazhdueshëm dhe ngritjen e kapaciteteve teknike mbrojtëse.

Presidenti Pendarovski gjithashtu më tej u njoh me gjendjen e potencialit dhe kapaciteteve njerëzore të Agjencisë, rënia e stafit dhe realizimin e trajnimeve të specializuara për nevojat e ekipit të ri të Agjencisë.