Shkup - 18 shkurt 2021

Debat me organizatat e shoqërisë civile


Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Zbulimit, Aleksandra Bakrevska Dodovska, sot në Qendrën për Strategji Evropiane "Eurothink", mori pjesë në sesionin edukativ-debatues #EUROTALK, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që punojnë për çështje që lidhen me sigurinë.

Në debat, znj. Bakrevska foli për pritjet pozitive që dalin nga miratimi i ligjit të ri të AZ-së, ku u ngritën çështje që lidhen me procesin e reformës në shërbimet e sigurisë-zbulimit. Gjithashtu, një pjesë e temave të diskutuara ishin dhe mekanizmat për mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi punën e Agjencisë, si dhe përfitimet e sigurisë së vendit nga anëtarësimi në NATO.

Ngjarja u organizua me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë DCAF, si pjesë e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile në kuadër të "Programit për reforma në Sektorin e Zbulimit në Maqedoninë e Veriut (2017-2020)".