Shkup, 16 Mars, 2023
Studentët nga Fakulteti i Sigurisë
Studentët nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup (në 14.03.2023) dhe nga Fakulteti i Detektivëve dhe Sigurisë në AUE-FON ( në 16.03.2023) e vizituan Agjencinë e Zbulimit (AZ) në kuadër të projektit Dita në AZ.
Studentët patën mundësi të informohen për Ligjin e AZ-së, të miratuar në vitin 2021 i cili vendosi një model të ri pune në Agjencinë, që e përkufizon si shërbim përgjegjës për zbulim të jashtëm i cili mbledh, përpunon, analizon, shkëmben, ruan dhe mbron të dhënat dhe njohuritë për kërcënimet nga jashtë.
Në atë kontekst, të ftuarit u njohën me strukturën organizative, qëllimet, aktivitetet, përgjegjësitë dhe parimet e punës sipas të cilave drejtohet AZ, duke respektuar të drejtat dhe liritë të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjet.
Në kuadër të vizitave, studentët përcjellën ligjëratë nga personat udhëheqës të Agjencisë, për vendin dhe rolin e AZ-së në sistemin maqedonas së sigurisë-zbulimit , për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, për NATO-n dhe platformat e tjera ndërkombëtare të sigurisë, si dhe aspektet zbuluese- operative të funksionimit të Agjencisë.
Studentët nga AUE-FON
Ligjëratat u bazuan në përfshirjen e plotë të studentëve duke bërë pyetje dhe duke udhëhequr diskutime mbi tema, domethënë një qasje plotësisht ndërvepruese.
Gjatë qëndrimit, studentët patën mundësi të shohin procedurën e muzeut në AZ, duke u interesuar për ekspozitat e ndryshme dhe aplikimin e tyre si metoda pune në veprimtaritë operativo - teknike si dhe për historinë e institucionit.
Vizitat e Agjencisë së Zbulimit janë në kuadër të projektit Dita në AZ , aktivitet në drejtim të angazhimeve të vazhdueshme për transparencë më të madhe, sinqeritet dhe kontakt i drejtpërdrejtë përmes vizitave të studentëve nga fusha e studimeve të sigurisë.