Shkup – 20 Qershor, 2023

Drejtori Musliu – panelist i Konferencës „Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut“


Më 20 qershor 2023, drejtori i Agjencisë së Zbulimit mori pjesë në Konferencën „Ndërtimi i rezistencë sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, e organizuar në partneritet mes Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe Fondacionit ‘’Metamorfozis’’ me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës, përmes projektit Qendra për luftimin e deziniformatave në Ballkanin Perëndimor që zhvillohet(zbatohet) nga Metamorfozis.

Musliu theksoi se sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut janë strategjitë hibride të zhvilluara nga shtetet autoritare, dukë përmendur kështu mjetet që përdorin. Ai deklaroi se nevoja për të ndërtuar qëndrueshmëri është një nga masat parandaluese, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi më i ngushtë në nivel politik, zbulues dhe ushtarak midis aleatëve të NATO-s është thelbësor.

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit shpjegoi strategjitë hibride të propagandës së Rusisë dhe Kinës. Rusia, duke përdorur kapacitetet e saj diplomatike në rajon dhe mjete të shumta, krijon narrativa kundërshtuese brenda shoqërive, por edhe ndërmjet shteteve, përmes “dritarëve të mundësive” – çështjeve të hapura në rajon dhe integrimeve të ngadalësuara euroatlantike. Iu referua edhe strategjisë së propagandës kineze në Ballkanin Perëndimor, e cila bazohet në epërsinë e pretenduar të modelit alternativ të zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit me Kinën. Ai vuri në dukje se propaganda kineze, nëpërmjet ndikimit në hapësirën mediatike synon të krijojë një perceptim të një rirenditjeje të rendit politik që karakterizohet nga një transferim i përshpejtuar i pushtetit politik dhe ekonomik nga Perëndimi në Lindje dhe imponimin ndaj vendeve më të vogla, të nevojës për besnikëri ndaj më shumë qendrave të pushtetit në “Rendin e ri botëror”.

Në fund, Musliu theksoi sfidat me të cilat do të përballet Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme - 2023/2024. Ai theksoi se shteti ynë do të jetë në shënjestër të propagandës së dezinformatave për ndryshimet kushtetuese, çështjen kishtare dhe zgjedhjet e 2024-tës, duke cekur se fushatat e dezinformimit janë një proces i organizuar dhe sistematik shtetëror që synojnë manipulimin e opinionit publik dhe presionin mbi vendimmarrësit.

Linku i eventit: https://www.youtube.com/watch?v=E85yaPG5SA0