Shkup- 26 korrik 2023

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së sigurisë kombëtare dhe Agjencisë së zbulimit në Agjencinë e zbulimit


Sot, më 26 korrik 2023, Komisioni për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit vizitoi Agjencinë e Zbulimit, ku drejtori dhe bashkëpunëtorët e tij njoftuan deputetët për aktivitetet aktuale të Agjencisë së Zbulimit. Njëkohësisht, theks i veçantë u vu në dialogun Beograd-Prishtinë dhe reflektimet për sigurinë rajonale, situatën në BeH, por edhe perspektivat evropiane të shtetit në kuadër të sfidave të sigurisë globale.

Deputetët u interesuan për disa çështje, veçanërisht për sistemet “Pegasus” dhe “Predator”, sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga sistemet e tilla të sofistikuara, si dhe për bartësit e funksioneve publike, ndërsa Agjencia konfirmoi se nuk posedon sisteme të tilla.

Deputët vlerësuan pozitivisht takimin si dhe përgjigjet lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana e Agjencisë së Zbulimit.