Shkup - 8 Nëntor 2023

Zëvendësdrejtoresha e AZ-ës në Konferencën për rolin mbykqyrës të Avokatit të Popullit


Мë 8 Nëntor 2023, zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Aleksandra Bakrevska-Dodovska, mori pjesë në “Konferencën për rolin mbykqyrës të Avokatit të Popullit mbi zbulimin dhe sigurinë”, një event i organizuar në koordinim mes Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe DCAF-Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë. Konferenca u realizua në kuadër të Programit për sektorin e reformës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026), implementuar nga DCAF, dhe e financuar nga Bashkimi Evropian, Holanda,Suedia dhe Zvicra.

Qëllimi i Konferencës ishte forcimi i rolit të Avokatit të Popullit si një aktor mbykqyrës mbi zbulimin dhe sigurinë si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane në lidhje me përgjegjësinë mbykqyrëse të Avokatit të Popullit mbi institucionet e zbulimit dhe sigurisë. Në konferencë,fokusi ishte tek praktikat më të mira nga regjioni dhe përtej.

Në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional, Agjencia e Zbulimit ka komunikim dhe korrespodencë të rregullt me Avokatin e Popullit lidhur me detyrimin ligjor si organ shtetëror për raportin tremujor mbi veprimet е bazuarа nga udhëzimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.