Shkup- 22 dhjetor 2023

Studentët nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në vizitë në Agjencinë e Zbulimit


Më 22 Dhjetor 2023, 50 studentë të Institutit për Siguri,Mbrojtje dhe Paqe në Fakultetin Filozofik të Universitetit Kirili dhe Metodi vizituan Agjencinë e Zbulimit. Vizita u realizua në kuadër të projektit „Dita e Agjencisë së Zbulimit“ i prezantuar me qëllim që studentët nga fusha e studimeve të sigurisë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me institucionin dhe kompetencat e tij.

Fillimisht ata u njohën me ekspozitën muzeale në Agjencinë e Zbulimit dhe përmes ekspozitave në muze patën një pasqyrë të aplikimit të metodave të ndryshme në veprimtaritë operative-teknike të zbulimit, si dhe historikun e institucionit.

Udhëheqësit e Agjencisë së Zbulimit u dhanë studentëve njohuri për vendin e Agjencisë së Zbulimit në sistemin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shtjelluan elemente të ciklit të zbulimit.