Shkup- 20 Janar 2024

Reagimi i drejtorit të Agjencisë së zbulimit në lidhje me konferencën për shtyp të Dragan Kovaçki


I hedh poshtë me ashpërsi pretendimet e paraqitura në konferencën për shtyp të mbajtur më 20.01.2024, në të cilën deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, më akuzoi për diçka që në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me pozitën e drejtorit që e kryej sipas Ligjiit për Agjencinë e zbulimit.

Kovaçki më akuzon për gjoja ndërhyrje dhe ndikimin tim në Qeverinë e RMV-së për punë që kanë të bëjnë me aktivitetet e sektorit joqeveritar në vendin tonë, gjë që është gënjeshtër dhe e kundërshtoj plotësisht.

Deputeti Kovaçki përshkruan gjendjen që ka të bëjë me aktivitetet e sektorit joqeveritar në vend, pra bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët që mbështesin sektorin joqeveritar në vëndin tonë.

Për një kohë të gjatë unë si drejtor i Agjencisë së zbulimit si dhe bashkëshortja ime dhe puna e saj në sektorin joqeveritar, jemi objekt sulmi duke paraqitur informacione të pasakta dhe të rreme të vendosura në një mënyrë që të tingëllojnë si një skandal i zbuluar nga subjekte partiake, profile të rreme të mediave sociale si dhe në një kanal televiziv.

Kjo më shkakton dëm të madhë si një qytetar besnik i RMV-së dhe një profesionist i përkushtuar me një karrierë 31-vjeçare.

Kjo që po i bëhet bashkëshortes sime e cila punon plot 23 vite në sektorin joqeveritar ka për qëllim dëmtimin të aktiviteteve që i kryen dhe që kanë një qëllim fisnik, ndërkohë që fëmijët tonë po i veni në rrezik duke postuar informacione të rreme për prindërit e tyre.

Nga familja Musliu vetëm unë punoj në një organ shtetëror kurse bashkëshortja ime në sektorin joqeveritar, që do të thotë se ne të dy nuk e ngarkojmë shtetin, është kjo mëkat apo vendim i drejtë?

Nuk është hera e parë që po plasoni informacione të pasakta dhe të rreme dhe pas dështimit të një linçimi publik, pas një periudhe të caktuar kohore i ripublikoni sërish si skandale dhe sensacione të reja.

Për një kohë të gjatë përmbahem nga reagimi ndaj gjithë asaj që shpërndani në mënyrë të rreme për familjen time ose përmes profileve false më ofendojnë vazhdimisht duke më quajtur me emra që janë nënçmues të natyrës etnike.

Ju nuk do të më pengoni të vazhdoj të drejtoj me sukses Agjencinë e zbulimit dhe të rrumbullaksoj procesin e reformës dhe të inkuadrimit të kuadrove të reja në AZ dhe nuk do ta trembni as bashkëshorten time që të vazhdojë punën e saj fisnike në sektorin joqeveritar.

Po manipuloni vazhdimisht publikun duke e thirur KSHPK-në dhe Prokurorinë publike edhe pse këtë duhet ta kishit bërë përpara se të luanit sërish të njëjtën kasetë plot informacione të rreme në këtë konferencë për shtyp

Ju udhëzoj që betejën partiake për fitimin e pushtetit politik në fushën politike ta bëni me vizione dhe projekte të qarta nga të cilat do të përfitoj shoqëria jonë si dhe në Kuvend, e jo me lajme të rreme në të cilat ofendoni drejtorin e Agjencisë së zbulimit i cila si një aktor i rëndësishëm në sistemin e sigurisë kombëtare kujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë dhe sigurinë e RMV-së.

Së fundi, ju këshilloj që të kërkoni falje publike për gënjeshtrat keqdashëse.