Shkup, 05 mars 2024
Më 5 mars, Agjencia e Zbulimit mundësoi vizitë edukative për njëzet student-kadetë të Akademisë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" - Shkup, në Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip. Vizita edukative është pjesë e programit të studentëve-kadetëve në lëndën “Bazat e Sigurisë Kombëtare” për vitin e 3-të dhe është realizuar në kuadër të projektit “Dita në AZ”, e cila realizohet në Agjencinë e Zbulimit për disa vite.
Fillimisht, studentët patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën muzeale në AZ, gjatë të cilës u njohën me ekspozitat e ndryshme dhe aplikimin e tyre si metoda pune në aktivitetet operative-teknike, si dhe me historinë e institucionit.
Kadetët më pas ndoqën ligjëratë nga udhëheqës të Agjencisë për vendin dhe rolin e AZ-së në sistemin maqedonas të sigurisë-zbulimit. Më tej, ata u njohën me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar të AZ-së, si dhe me aspektet zbuluese-operative të punës së Agjencisë.