Shkup, 29 Mars 2024

Presidenti I Republikës së Maqedonisë së Veriut në vizitë në Agjencinë e Zbulimit


Me rastin e 29-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Zbulimit, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot realizoi vizitë protokolare në Agjenci.

Udhëheqësit e Agjencisë e informuan Presidentin për punën e vitit të kaluar të Agjencisë së Zbulimit, veçanërisht për çështjet aktuale në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe operativ me shërbimet aleate, ngritjen dhe modernizimin e kapaciteteve, resurseve të Agjencisë së Zbulimit dhe procesin e trajnimit të kuadrit të ri.

Të gjitha synimet e realizuara me sukses u prezantuan sipas Planit Strategjik 2021-2024, Programit vjetor të Agjencisë së Zbulimit, si dhe aktivitetet e mëtejshme të planifikuara në periudhën në vijim.