Shkup - 10 shkurt 2021

U nënshkrua memorandum për bashkëpunim me ASK-në


Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, sot, në mjediset e Agjencisë së Zbulimit, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dr. Viktor Dimovski.

Memorandumi është bazë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave dhe përvojave, në mënyrë që të ruhet sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkëmbimi i të dhënave për kushtet aktuale politike dhe të sigurisë në nivel rajonal, shkëmbimi i përvojat në zbatimin e teknologjive të informacionit, siguria e informacionit dhe kripto-mbrojtja, shkëmbimi i përvojave për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e aftësimit dhe zhvillimit profesional dhe shfrytëzimi i kuadrove profesionistë, realizimi dhe pjesëmarrja në trajnime të specializuara si dhe organizimi i ngjarjeve në interes të të dy institucioneve me qëllim promovimin e aktiviteteve të përbashkëta.