Shkup – 18 shkurt, 2025
Më 18 shkurt 2025, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova realizoi vizitën e parë të punës në Agjencinë e Zbulimit. Gjatë vizitës, Presidentes Siljanovska-Davkova iu prezantua Raporti Vjetor për punën e Agjencisë për vitin 2024 si dhe kërcënimet, rreziqet dhe sfidat aktuale dhe afatmesme të sigurisë rajonale dhe kombëtare.
Presidentja Siljanovska-Davkova, në bisedë me udhëheqjen e agjencisë, u njoh me kapacitetet operative, analitike, teknike të kuadrove dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm.
Gjatë vizitës së Presidentes u diskutua edhe për 30-vjetorin e miratimit të Ligjit të parë të Agjencisë së Zbulimit, i cili do të shënohet në mars të këtij viti.