Shkup – 10 prill, 2025
Më 10 prill 2025, Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit zhvilloi vizitën e parë mbikëqyrëse në Agjencinë e Zbulimit në përbërjen e re parlamentare, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në maj 2024.
Gjatë vizitës, anëtarët e Komisionit parashtruan pyetje për kapacitetet njerëzore, materiale dhe teknike të Agjencisë dhe u njohën me prioritetet strategjike dhe strukturën e re organizative.
Gjithashtu, anëtarët e Komisionit u njohën me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Agjencisë, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim bilateral dhe multilateral, në mbështetje të përmbushjes së prioriteteve të politikës së jashtme të vendit.
Në fund, u konstatua se Komisioni do të kryejë vizita më të shpeshta mbikëqyrëse në Agjencinë e Zbulimit.